Qindra studentë do të marshojnë në Prishtinë, kundërshtojnë dënimin e çlirimtarëve

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë sot një marsh protestues nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Parlamentit Studentor, marshi zhvillohet në shenjë proteste ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, transmeton TandemPress.

Sipas organizatorëve, në këtë protestë pritet të marrin pjesë mbi 300 studentë.

Në marsh pritet të bashkohen edhe studentë të komunave të tjera të Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button