Sami Lushtaku: Pushteti i Kurtit sot tentoi të më sulmojë, etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas incidentit të sotëm me kryetarin e VV-së në këtë komunë, Hysni Mehana.
Ai ka bërë me dije se pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij ka tentuar ta sulmoi sot në Skenderaj.
Në profilin e tij në Facebook, Lushtaku ka shkruar se etiketat si “Sami Serbia” nuk i tolerojnë qytetarët.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai.


