Sheshi i Podujevës në terr, Komuna e Podujeves ka borxh ndaj KEDS-it

Sheshi kryesor i qytetit të Podujevës ka mbetur pa energji elektrike.
Kjo pasi që “Keds” ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për shkak të mos kryerjes së pagesës nga ana e Komunës së Podujevës.
Korporata Energjike të Kosovës tregon se borxhi i Komunës së Podujevës është në total 504.75 euro, pra një detyrim të cilin Komuna nuk e ka paguar dhe si pasojë e kësaj ka ndodhur ndërprerja e energjisë.


