Shoqërohet në Policinë e Tiranës Jozefin Marku, pas sulmit ndaj Eduart Kuçit

Prej disa ditësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje nga dhuna e ushtruar në grup ndaj ish-konkurrentit të Përputhen Eduard Kuçi.

Në pamje shfaqet këngëtari Jozefin Marku me disa persona të tjerë, të cilët pasi i bëjnë shenjë për të ndaluar duke përdorur tabelën e policisë së shtetit Edi Kuçit, teksa ky i fundit lëvizte me mjetin e tij McLaren, e nxjerrin nga makina dhe e dhunojnë.

Në lidhje me këtë rast, burime pranë drejtorisë së policisë së Tiranës i kanë konfirmuar Top Channel se Jozefin Marku është shoqëruar në polici.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.

Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjere.

Artikuj të tjerë

Back to top button