Sot protesta e opozitës në Tiranë, mbi 1200 policë në terren

Partia Demokratike e Shqipërisë organizon sot në orë 19:00 protestën e saj të radhës kombëtare, ku Policinë e Tiranës e ka njoftuar se do ta organizojë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1200 efektivë policie, ndërsa i bën apel organizatorëve që të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar.

Për menaxhimin e protestës u hartua një plan i posaçëm masash, ku që prej mesnatës së të enjtes u kufizua qarkullimi në disa segmente rrugore, të cilat deri në përfundim të protestës do të jenë të paaksesueshme për automjetet, shkruan RTSH.

Ndalimi i parkimit apo edhe i qarkullimit pas orës 15:00 do të jetë në fuqi në gjithë perimetrin e bulevardit, ndaj dhe uniformat blu kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Për protestuesit, policia apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Artikuj të tjerë

Back to top button