Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sonte takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Sipas burimeve nga qeveria të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, në takim janë diskutuar tri çështje kryesore, një ditë para seancës së Kuvendit.

Një nga temat e diskutimit ka qenë deklarata që pritet të miratohet nesër nga Kuvendi lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Po ashtu, Kurti dhe Hamza kanë diskutuar për ndryshimet në Projektligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe për çështjen e presidentit të Kosovës.

Seanca pritet të nisë nesër me fillim të orës 11:00

Artikuj të tjerë

Back to top button