Të akuzuarit për krime lufte Momir Pantiq dhe Zharko Zariq sjellen në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të akuzuar për krime lufte në Kosovë, janë sjell në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tyre.

Dy të akuzuarit janë paraqitur në sallën e gjykimit me duar të lidhura, ndërsa në këto kushte kanë nënshkruar edhe dokumentet për konfirmimin e pranisë së tyre në seancë.

Në ambientet e gjykatës vërehet prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për sigurinë gjatë zhvillimit të seancës.

Pantiq dhe Zariq po përballen me akuza për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Artikuj të tjerë

Back to top button