Të shtëna me armë zjarri në “Mati 1”

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë të enjten.

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Prekazi”, njoftoi Policia e Kosovës.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri, në vendin ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuar mashkull kosovar është konfiskuar arma/pistoletë”, tha Policia.

“Ndërsa si pasojë e përleshjes fizike me të dyshuarin, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Artikuj të tjerë

Back to top button