
Ka nisur me rreth 45 minuta vonesë seanca gjyqësore në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të rastit të njohur si “Capat dhe Sekiraqët”
Vonesa është shkaktuar për shkak të kontrolleve të shtuara të policisë në hapësirat ku mbahen të akuzuarit.
Seanca po zhvillohet nën udhëheqjen e kryetares së trupit gjykues, Fatime Dermaku.
Në seancën e sotme ka nisur të dëshmojë dëshmitari Nderim Halimi, i cili pritet të japë deklaratën e tij para trupit gjykues lidhur me rastin.
Ndërkohë, gjatë seancës, gjykata ka lëshuar urdhër të prerë që të mos publikohen fytyrat e familjarëve të pranishëm në sallën e gjyqit.
Në bankën e të akuzuarve, ndër të tjerë, ndodhen Erd Marevci dhe Korab Gashi, si dhe dy të akuzuar të tjerë



