Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Ferizaj, sekuestrohet një armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë në një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Sipas Policisë së qytetit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar lokacionin e ahengut.

 I dyshuari, M.N., 40-vjeç, ka pranuar se kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK

Artikuj të tjerë

Back to top button