Theret me kaçavidë një person në Ferizaj

Një burrë ka pësuar lëndime të lehta trupore nën dyshimet se është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës ku theksoi se rasti ka ndodhur më datë 21.09.2026.Për rastin, autoritetet sqaruan se pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar.

“Ndërsa, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më 22.09.2026.

Artikuj të tjerë

Back to top button