
Një tragjedi e rëndë u regjistrua në Mitrovicën e Jugut një person mashkull 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës pak para mengjesit rreth orës 05:00 në rrugën “Ali Zeneli”. Bashkëshortja e viktimës, Xh.B, ka deklaruar në polici se derisa ishte duke fjetur kishte dëgjuar një zhurmë.
Kur është zgjuar, ajo ka parë se bashkëshorti i saj ishte rrezuar pa shenja jete në tokë.
Menjëherë janë njoftuar ekipet përkatëse, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me rekomandim të prokurorit rasti është trajtuar si “vdekje e dyshimtë” dhe po hetohet nga Policia.



