
Nje ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, ku një i mitur është gjetur i plagosur me armë zjarri.
Lajmin është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se i mituri është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Sot, rreth orës 20:20, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka bërë të ditur Policia.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila është marrë si provë materiale.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Njësitë përkatëse policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje



