Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sërish lidhur me Ngushticën e Hormuzit.
Ai tha se ShBA po bën një “marrëveshje të jashtëzakonshme” me Korenë e Jugut dhe Japoninë për rihapjen e kësaj ngushtice, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan thotë se pret gjithashtu një bisedë pozitive me Presidentin kinez Xi Jinping kur të vizitojë Kinën javën e ardhshme.
Trump përsëriti se bllokada amerikane po funksionon shumë mirë dhe se Irani “dëshiron të bëjë një marrëveshje”.



