Ballina

Vuçiq acarohet në NATO-n: Sulmi s’ishte befasi për Kurtin, pas nëntë minutash u kërkoi që FSK të vendosej në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka ikur përgjegjësisë mbi sulmin terrorist të së premtes në Kosovë, ku si pasojë e një shpërthimi me eksploziv, u dëmtua rëndë kanali i ujit në Ibër Lepenc.

Madje ndërsa i shmangej temës, ai hidhte akuza indirekte ndaj NATO-s se e mundësoi vendosjen e FSK-së në veri, transmeton klankosova.tv.

”Po i pyes pjesëtarët e NATO-s se a jam duke e thënë të vërtetën?”.

”A e dini çka ndodhi nëntë minuta pasi Kurti kinse u njoftua [për shpërthimin]? Nuk ishte edhe aq befasi për të”.

”Pas nëntë minutave i dërgoi kërkesë KFOR-it për ta çuar FSK-në në veri të Kosovës”, shprehej Vuçiq në një adresim të tij drejt popullit serb.

Tutje ai përmendi bisedimet e së mërkurës në Bruksel, dhe siç aludon ai të gjitha zhvillimet dhe akuzat drejt tyre vijnë si rezultat i përparimit të Serbisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button