Ylli i Barcelonës ‘shpërthen’ në rrjetet sociale pasi u la jashtë formacionit më të mirë të vitit 2025

Raphinha ka reaguar pas përjashtimit të tij nga formacioni më i mirë i vitit 2025 sipas FIFPro, duke publikuar një sërë postimesh në rrjetet sociale, përfshirë edhe një grafik që paraqet arritjet e tij gjatë sezonit 2024/2025.
Sulmuesi 28-vjeçar ishte një nga lojtarët më të spikatur të Barcelona-s sezonin e kaluar, duke luajtur një rol kyç në fitimin e tre trofeve si La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës.
Në total, Raphinha realizoi 34 gola në 57 ndeshje në të gjitha garat.
Megjithë këto paraqitje mbresëlënëse, reprezentuesi brazilian nuk arriti të përfshihej në ekipin më të mirë të vitit, i cili u përzgjodh nga më shumë se 26,000 futbollistë profesionistë nga 68 vende të ndryshme.

Çdo lojtar votoi për tre futbollistë në katër kategori pozicionesh – portier, mbrojtës, mesfushor dhe sulmues.



