KDI: Presidentja të ofrojë transaparencë dhe qartësi në procesin e caktimi të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë

Institui Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga presidentja, Vjosa Osmani që të ofrojë transaparencë dhe qartësi në procesin e caktimi të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë.
“KDI vlerëson se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës”, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend.” – thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐣𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐣𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐜𝐚𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈
Pas dështimit të votimit për Qeverinë në Kuvend më 26 tetor, procesi ka hyrë në ditët e fundit të fazës së dytë, siç përcaktohet me nenin 95.4 të Kushtetutës së Kosovës. Në këtë periudhë, Presidentja e vendit ka pasur obligim që brenda afatit dhjetëditor – pra, deri nesër – të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, me qëllim të vlerësimit të gjasës reale për formimin e një shumice të re qeverisëse dhe shmangies së zgjedhjeve.
KDI vlerëson se për të siguruar integritet dhe besueshmëri të këtij procesi, është thelbësore që të gjitha hapat e Presidentes të jenë transparentë dhe arsyeshëm, duke përfshirë publikimin paraprak të kritereve mbizotëruese që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës”, si dhe sqarimin e formës përmes së cilës do të kërkohet dhe verifikohet mbështetja në Kuvend.
Këto kritere janë garanci substanciale të paanshmërisë dhe respektimit të rendit kushtetues. Prandaj, transparenca lidhur me të njëjtat është e rëndësisë parësore për të ruajtur besimin publik në funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve.



