Zjarri në hotelin në Vlorë, reagon Kurti: Jemi të tronditur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një hotel në Vlorë në orët e hershme të mëngjesit, ku u lënduan disa shtetas të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se tre prej të lënduarve po marrin trajtim në një spital në Tiranë, ndërsa një tjetër po trajtohet në Vlorë.

“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri”, ka shkruar Kurti.

Ai u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë.

Artikuj të tjerë

Back to top button