13 vjeçarja e cila u raportua e zhdukur nga Strehimorja në Prishtinë kthehet në shtëpi

13-vjeçarja, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga një strehimore në Prishtinë, është gjetur dhe është kthyer në familjen e saj.
Këtë e ka bërë te ditur prindi i vajzës, duke shprehur se vajza i është rikthyer shëndoshë e mirë.
E mitura me iniciale M.H. 13 vjeçare, ishte larguar më 17 korrik nga Strehimorja-Qendra “MVPT” në Prishtinë.
Përgjegjësja e strehimores kishte deklaruar se vajza kishte dalë në oborr rreth orës 15:30, ndërsa rreth 15:50 ishte vërejtur se nuk ndodhej më në objekt.
Rasti mbetet në trajtim nga njësia e hetimeve, e cila do të vazhdojë procedurat e mëtejshme policore për sqarimin e rrethanave të largimit të saj nga strehimorja.



