
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pas rastit.
Aktakuza është ngritur me datën 22 tetor në gjykatën respketive ku dhe tashmë është dorëzuar.Dosja e Prokurorisë e ngarkon Jasharin me dy vepra, atë të vrasjes dhe të mbajtjes armëmbajtjes pa leje.
Diana u vra më 18 maj të vitit 2011, në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare.
Ajo kishte kërkuar udhër mbrojtës emergjent ndaj Jasharit, me të cilin kishte bashkëjetuar për shumë vite, por shteti dështoi ta mbrojë


