
Gjatë operacioneve të shtuara të Drejtorisë së Policisë në zonën e Ulqinit, autoritetet kanë ndaluar dhe arrestuar një shtetas 19-vjeçar nga Kosova, me inicialet F.M.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të kryera nga Departamenti i Sigurisë dhe Stacioni i Policisë Kufitare, efektivët e policisë i kanë gjetur të riut kosovar lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Për shkak të kësaj shkeljeje, 19-vjeçari është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprave në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Abuzimit me Drogë, dhe është dërguar menjëherë para Gjykatës së Kundërvajtjeve në Ulqin për procedurë të mëtejshme ligjore



