
Shkaku i një borxhi 45 euro dy vëllezër u përleshën fizikisht mes vete. (J.K25 vjeç dhe Rr.K 22 vjeç)
Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën “Robert Doll” pasi Policia ishte informuar se dy persona po sulmohen fizikisht.
Policia pasi arriti në vendin e ngjarjes, intervistoi të dyshuarit, ku njëri kishte pranuar se e kishte goditur vëllain me grushte në kokë dhe shqelma.
Babai i tyre u përfshi në këtë incident pasi kishte shkuar për ta ndaluar konfliktin.
Ndërkaq në konsultim me Prokurorin e Departamentit për Dhunë në Familje, është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhunë në familje”.



