
Një 27-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një kantier ndërtimi në Zubin Potok.
Shefi i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Erduan Baliçi, ka konfirmuar për media, se aksidenti ka ndodhur në vendin ku po ndërtohet stacioni i policisë në Zubin Potok.
“Rreth orës 10:00 në Zubin Potok, gjatë punimeve, një aksident ka rënë një punëtor duke punuar në tokë dhe bashkëpunëtorët e kanë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe pastaj e kanë dërguar me ambulancë në spitalin e Mitrovicës. Ai ka qenë duke punuar në atë punishte, gjegjësisht ku është duke u ndërtuar një stacion policor në Zubin Potok”, tha Baliçi.
Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia i ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.



