72-vjeçari humb jetën në aksident trafiku

Një 72-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Njoftimi u bë nga faqja e Xhamisë “Hoxhë Mustafë Arifi” të fshatit Mleqan.

Ceremonia e varrimit të Haki Fazli Gashit, do të bëhet sot me fillim nga ora 17:00 në po këtë fshat.

Nuk dihen më tepër detaje se ku apo në çfarë rrethanash ka ndodhur ky aksident.

TandemPress ka kontaktuar me policinë për të marrë ndonjë informacion, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje zyrtare,

Artikuj të tjerë

Back to top button