KosovëLajmeZgjedhjet 2025

Çitaku: Përparim Ramës do t’ia japim përgjigjen e merituar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas shkarkimit të Donjeta Sahatçiut nga posti i nënkryetares së Komunës së Prishtinës, nga kreu i kryeqytetit Përparim Rama.

Ky i fundit shkarkimin e sotëm të Sahatçiut dhe atë të Ilirik Musliut pak ditë më parë, ka thënë se është duke i bërë në kuadër të ristrukturimit të kabinetit qeverisës në kryeqytet.

Megjithatë, Çitaku shkarkimin e Sahatçiut e ka quajtur lojë të ndytë politike.

“E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badoc, qoftë në procesin e digjitalizimit”, ka shkruar tutje ajo.

Nënkryetarja e PDK-së është zotuar se kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama do t’ia japin “përgjigjen e merituar’.

“E Përparimit përgjien e merituar do tia japim zyrtarisht. Jo në Facebook”, ka shkruar Çitaku.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button