Lëndohet nga një pjesë metalike e një vinçi, vdes punëtori në orarin e punës në Suharekë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në Suharekë, ku një punëtor i fabrikës “NewBalkan”, me inicialet M.D., ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin duke thënë se i ndjeri është lënduar aksidentalisht, ku dyshohet se është goditur nga një pjesë metalike e një vinçi.

“Rreth orës 16:30 të datës 26.09.2025, Policia është njoftuar se një punëtor i fabrikës ‘NewBalkan’ në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi”, tha Bytyqi.

Sipas tij, punëtori është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button