Kolgeci: Kur gruaja fuqizohet, fuqizohet e gjithë shoqëria

Kandidatje për Asamblenë Komunale të Suharekës, Fjolla Kolgeci kanl zhvilluar një takim me gratë kandidate për Asamble.
“Sot u takuam me gratë e Suharekës, bashkë ndamë mendime për rolin, sfidat dhe mundësitë tona në shoqëri e politikë.Një falënderim i veçantë për deputetën e Lidhjes Demokratike të Kosovës znj. Hykmete Bajrami për fjalët frymëzuese që na dha dhe energjinë pozitive që reflektoj”, ka shkruar Kolgeci.
Tutje ajo theksoi se kur gruaja fuqizohet, fuqizohet e gjithë shoqëria.
Ndryshe Fjolla Kolgeci mban numërin 16 në listën e LDK-së./TandemPress/
