LIVE| Mbyllet baras pjesa e parë, Kosova pret momentin ndaj Sllovenisë dominuese

45′ Pjesa e parë midis Kosovës dhe Sllovenisë është mbyllur baras, 0:0. Sllovenët kanë posedimin e topit dhe patën rastet më të mira, teksa Kosova po duket e rrezikshme nga kundërsulmet.

38′ Aro Muriq shpëton Kosovën. Ai mbrojti një goditje të rrezikshme me kokë nga sulmuesi i Manchester Unitedit, Benjamin Sesko.

30′ Pas gjysmë ore, rezultati mbetet 0:0 në “Fadil Vokrri”. Kosova po duket e rrezikshme në kundërsulme, por ende nuk ka diçka konkrete.

20′ Kosova po avancon drejt portës së Jan Oblakut por ende nuk ka gjetur golin. Dy rivënie nga këndi për Dardanët brenda pak minutash.

10’ Kanë kaluar 10 minuta lojë në mes Kosovës dhe Sllovenisë, në ndeshjen që po luhet në “Fadil Vokrri”. Janë “Dardanët” ata që i kanë dominuar në plotni 10 minutat e para, ku krijuan një rast të mirë shënimi me Muriqin.

5’ Rasti i parë i Kosovës u shënua në minutën e 5-të, ku Vedat Muriqi arriti që të gjuante në një pozitë të vështirë, por goditja shkoi jashtë.

1’ Ka nisur ndeshja në mes Kosovës dhe Sllovenisë. Tifoztë dardanë teksa intonohej himni dhanë spektakël në tribuna me banerin “Bashkë, të pathyeshëm”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button