Numërohen mbi 85% e votave me postë në Gjilan, ky është rezultati

Janë numëruar 85.71% e votave me postë për zgjedhjet lokale në komunën e Gjilanit.

Bazuar në rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i pari është Alban Hyseni i VV-së me 51.77%, derisa Arbër Ismajli i LDK-së radhitet i dyti me 36.32% të votave, transmeton Klankosova.tv.

Derisa ka mbetur edhe një kuti nga shtatë gjithsej e votave me postë për t’u numëruar.

Hyseni po udhëheq edhe në rezultatet e QKN-ve për kryetar komune, me 49.76%, derisa Ismajli menjëherë pas tij, me 34.24% të votave të grumbulluara.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button