
Tre persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Sipas policisë rasti i parë është në Prishtinë, ku me datën 29 janar një femër ka raportuar si i është zhdukur burri i saj.
“Prishtinë 29.01.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”.
Ndërsa, në Podujeve një femër ka dalur nga shtëpia dhe dihet për vendndodhjen e saj.
“Podujevë 17.02.2024 – 23:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndërsa, rasti tjetër është në Fushë Kosovë ku një person ka raportuar të zhdukur babin e tij.
“Fushë Kosovë 15.02.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”.
Rasti është duke u hetuar.