Numërohen 60% e votave të diasporës në Prishtinë, ky është rezultati

Janë numëruar 60% e votave me postë në komunën e Prishtinës.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i VV-së për kryetar të kryeqytetit, Hajrulla Çeko udhëheq në votat e diasporës, me 54.88%.

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, qëndron në vendin e dytë me 26.72% të votave të mërgatës.

Derisa sipas rezultateve të përmbledhura, Rama zë vendin e parë me një dallim prej 634 votash ndaj Çekos.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button