Zbulohen mbetje eshtërore në Hajvali, dyshohet se i përkasin tre të zhdukurve nga lufta

Të hënën, në varrezat e fshatit Hajvali, janë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, gërmimet janë bërë nga njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilët kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e  Gj. Th. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore. Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button