Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se janë duke punuar që javën tjetër temë e diskutimeve në njërën prej seancave të Kuvendi të Kosovës të diskutohet për Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
Ai, për media pasi nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ka theksuar se beson që kauza e tyre të mbështetet edhe nga grupet tjera parlamentare të partive.
“Si AAK, jemi duke punuar që të enjten e ardhshme, si pikë të parë të rendit të ditës të kem debatin, seancën e jashtëzakonshme, për trajtimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore”.
“Kosova ka shumë probleme, që kërkojnë të zgjidhen nga kuvendi dhe qeveria, por për vlerësimin tonë, një ndër pikat më problematike, që meriton trajtim urgjent, është Ligji për Sigurimet Shëndetësore”.
“Ndaj kjo kauzë shpresoj të gjejë mbështetjen e të gjitha subjekteve politike, në mënyrë që këtë ligj ta sjellim e ta miratojmë deri në qershorin e këtij viti”, ka thënë Tahiri.