BallinaPolitikë

Konjufca: Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale

Institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativa që kanë kontribuar në zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën rajonale  “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor” në Prishtinë.

“Kosova është shembull i mirë për përmbushjen e agjendave globale pavarësisht që shpesh jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës tonë në këto organizma në të cilat ende nuk jemi anëtarë. Ne kemi shumë shembuj të vajzave e grave të Kosovës që janë angazhuar aktivisht për ta shtyrë këtë agjendë përpara, ashtu siç kanë kontribuuar përgjatë gjithë etapave të shtetndërtimit tonë”, ka thënë Konjufca.

Ai ka përmendur përzgjedhjen e Remzije Zeqirajt në pozitën e komisioneres parlamentare për ushtrinë e vendit.

“Një tregues i mirë i vendosmërisë sonë politike për ta rritur numrin e grave në sektorin e sigurisë nga ana e parlamentit është edhe zgjedhja tash së fundmi e komisioneres grua parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button