Lajme
Gjendet vetura që ishte vjedhur në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia ka njoftuar se persona të dyshuar derisa ishin në një veturë nuk iu kanë ndaluar zyrtarëve policorë e më pas e kanë braktisur veturën dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Vetura ishte e lajmëruar si e vjedhur.
“VETURË E VJEDHUR-E GJETUR- Prishtinë 22.02.2024 – 19:30. Raportohet se persona të dyshuar me veturë nuk iu kanë ndaluar zyrtarëve policorë, më pas kanë braktisur veturën dhe kanë ikur në drejtim të pa njohur. Vetura ishte e lajmëruar si e vjedhur. Rasti është duke u hetuar.”