LDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike, që do të zhvillohet të premten nga ora 12:00.
Takimi vjen pas dështimit të formimit të qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në lidhje me këtë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka konfirmuar për Front Online se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takim dhe shtoi se LDK-ja janë parti institucionale dhe pa asnjë diskutim do të jenë të pranishëm.
“Pa asnjë diskutim ne jemi parti institucionale, besoj që LDK-ja do të marrë pjesë në takim tek presidentja”, tha ai.
LEXO EDHE:



