Rast i rëndë dhune në Skenderaj: Dyshohet se një grua u dhunua fizikisht e psiqikisht nga burri i saj, pas trajtimit mjekësor ajo me fëmijët vendosen në qendrën strehimore

Një grua dyshohet se në vazhdimësi ka pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 20.08.2026 rreth orës 23:00, në Skenderaj.

Tutje bëhet e ditur se viktima pas trajtimit mjekësor bashkë me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Skenderaj / 20.08.2026 – 23:00. Dyshohet (raportohet 25.08.2026) se në vazhdimësi viktima f/k ka pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj ndërkaq i dyshuari është arrestuar nga policia.

“Viktima pas trajtimit mjekësor bashkë me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rasti po vazhdon të hetohet thuhet në njoftimin e PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button