Prizren: Gjendet një grua e vdekur në shtëpinë e saj, arrestohet bashkëshorti i saj nën dyshimin për vrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, ndërsa bashkëshorti i saj 81-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për “Vrasje të rëndë”.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e 26 gushtit, rreth orës 01:30, ndërsa pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka ngritur dyshimet se lëndimet në trupin e viktimës mund të jenë shkaktuar nga forca duarthatë.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria Rajonale të Policisë në Prizren.

Sipas policisë, në vendngjarje kanë dalë patrullat policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Nderkaq detajet tjera ende nuk dihen dhe rasti vazhdon të hetohet

Artikuj të tjerë

Back to top button