Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë.
Policia ka thënë se tashmë po hetohet rasti në kërkim të sqarimit të rrethanave.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë”, ka thënë për Klankosova.tv, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç”.
“Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.



