
Pasi u mandatua, Glauk Konjufca ka thënë se Kurti do të kthehet më i fortë se në vitin 2021, raporton Periskopi.
“Ke qenë kryeministri më i mirë. Populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh edhe më fuqishëm se në vitin 2021”, tha Konjufca.
Konjufca është propozuar pasi Albin Kurti nuk arriti t’i marrë votat.
Kurti në propozim ka thënë se vetë do të jetë kandidat për ministër të Punëve të Jashtme, për çka ishte propozuar herën e shkuar Konjufca.
“Këtë propozim e bëj për shkak të besimit të madh që kam për Konjufcën, por edhe për shkak që të mos bëhen zgjedhje tjera. Unë marr vendin e Glaukut e Glauku timin”, ka thënë ai.



