Hamza: Doja të kishte garë për kryetar të PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se do të donte të kishte garë më të gjerë për postin e të parit të partisë, porse tha “kemi punë përpara”.
Hamza ka komentuar edhe dorëheqjen e Memli Krasniqit, duke thënë që ka qenë ekskluzivisht vendim i tij.
“Nuk ka qenë kërkesë nga ana ime, nuk kemi arritë seriozisht me diskutu këtë pozicion kryeministër-kryetar. Vendimi ka qenë ekskluzivisht i mikut tim Memlit”, tha Hamza në Pressing.


