Sot seanca fillestare për rastin e kërcënimeve ndaj kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar kundër dy personave të cilët kërcënuan gazetarin, njëherësh kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.
Seanca do të mbahet në ora 14:00,
“Duhet me i var në litar kta tradhtar të Serbisë”, është njëri nga disa kërcënimet që sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka marrë Rexha, në komente në rrjetin social “Facebook”, gjatë periudhës kohore maj-qershor 2025.
Për këtë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Fitim Selmanit dhe Blerim Haradinajt, të cilët akuzohen për veprën penale “Kanosja”.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Blerim Haradinaj akuzohet se në të njëjtën periudhë kohore ka kanosur të dëmtuarin Rexha përmes profilit të tij në Facebook, ku i kishte shkruar koment me fjalët “duhet me i var në litar kta tardhtar të serbisë”.
Fjalët kërcënuese, Haradinaj, sipas aktakuzës i bëri kur i dëmtuari Rexha kishte dhënë një intervistë ‘online’ në rrejtin social Facebook, kështu me këto komente i ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit për jetë.
Në aktakuzë thuhet se të dy të pandehurit kanë treguar se janë mërgimtarë. Njëri jeton në Suedi e tjetri në Zvicër.



