Theret me thikë një 21-vjeçar në një fshat të Durrësit

Është therur me thikë një person i moshës 21-vjeçar në fshatin Fllakë të Durrësit.

Sipas informacioneve, 21-vjeçari ndodhet në spital ku ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Mësohet se i plagosuri dhe i dyshuari kanë njohje me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka goditur dy herë me thikë në pjesën e brinjëve.

“Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij”./abcnews.al

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexo edhe për
Close
Back to top button