Arrestohet një person, dyshohet se goditi me thikë një tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar me thikë një qytetar tjetër pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion. Rasti është raportuar të hënën, më 08.10. 2025, rreth orës 12:30.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar “dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar”, i cili ka marrë trajtim mjekësor për plagët e marra.

Gjatë ndërhyrjes policore është konfiskuar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Artikuj të tjerë

Back to top button