Sulmi në Ibër-Lepenc, raporti i FBI: Qysh u përdoren çizmet e vëllezërve Viçentijeviç dhe dheu në Ibër-Lepenc

Është ngritur aktakuzë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. Gazeta Nacionale ka siguruar aktakuzën. Në të ndër të tjera thuhet se, raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI, ka gjetur se mostrat e dheut të çizmeve të vëllezërve Viçentijeviç, përputheshin me dheun në Ibër-Lepenc.

“…nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes DHEUT të marr nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviç dhe mostrave të dheut të marra në vendin e ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc” nuk ka dhallueshmëri për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandeurit kanë kryer aktin terrorist.” – thuhet në aktakuzë.

Artikuj të tjerë

Back to top button