
Me moton “Jo në emrin tim”, Prishtina pritet të vishet sërish kuq e zi sonte, në protestën e 16-të me radhë kundër dënimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri ka deklaruar të enjten para marshit se nga sot do të vazhdojnë përsëri me tubimet e mbrëmjes.
“Jemi bashkë për UÇK-në. Jemi bashkë për të vërtetën tonë. Sot marshojmë. Nga nesër vazhdojmë përsëri me protestën e mbrëmjes”, ka deklaruar ai.


