Kurti thotë se është “çështje e ambasadës amerikane” pse e quajtën VV-në “shkurtpamëse”

Albin Kurti i Vetëvendosjes u pyet nga gazetarët në Podujevë për deklarimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, të cilët e vlerësuan për “shkurtpamësi” vendimin e Vetëvendosjes në KQZ për të mos certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Fare shkurt, pa u ndalur, Albin Kurti tha se “ajo është çështje e ambasadës amerikane” dhe shtoi se ai vetë është “kryeministër i Republikës së Kosovës”.



