
Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Prishtinë, ku një i ri është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Sipas informatave më 14.12.2025, në Stacionin Policor është paraqitur ankuesja H.K, e cila ka raportuar se djali i saj, E.K ka dalë nga shtëpia më 12.12.2025 rreth orës 20:15, në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.
Lidhur me rastin është njoftuar policia, të cilët pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Person i zhdukur”.
Policia ka nisur veprimet hetimore për lokalizimin e tij, ndërsa familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë, ta raportojnë menjëherë në Polici.
Sipas deklaratës së familjes, i riu ka probleme të shëndetit mendor, çka e bën rastin edhe më shqetësues, ndërsa aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.



