Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende s’i kanë marrë fletëvotimet

Rreth 2 mijë persona të regjistruar si votues me postë ende nuk e kanë pranuar pakon me fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pasi nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e dorëzimit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se shumica dërrmuese e dërgesave postare tashmë janë shpërndarë.

“Këto statistika do të ishin edhe më të larta dhe përqindja do të arrinte në 99% nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 1,948 pakot e tjera, por kjo s’ka ndodhur gjatë këtyre datave për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas KQZ-së, operatori ekonomik e ka për obligim që zarfi me material zgjedhor të dorëzohet vetëm te votuesi ose një anëtar i familjes së tij, të cilët duhet ta nënshkruajnë pranimin.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button