
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar, më 22.12.2025, një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale – marrje ryshfeti.
Sipas njoftimit, dyshohet se zyrtari policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare sot në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë për përfitim financiar i ka mundësuar një qytetari të Republikës së Serbisë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse këtij qytetari paraprakisht i ishte ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.
IPK ka njoftuar se pas disa veprimeve hetimore dhe operative në terren, nga hetuesit e IPK-së është arrestuar zyrtari policor kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe qytetari (shtetas i Republikës së Serbisë) dhe ndaj tij është iniciuar rast penal me dyshimin për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”- thuhet në njoftim.


